Sport

Messi kundër Zenelit në Ligue 1

Lionel Messi do të jetë i pranishëm te Paris Saint-Germaini në ndeshjen e së dielës, që skuadra parisiene e zhvillon në shtëpi kundër Reimsit të Arbër Zenelit.

PSG-ja dhe Reimsi luajnë të dielën nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së 20-të të elitës së futbollit francez.

Reimsi është në seri prej 13 ndeshjeve pa disfatë në të gjitha garat, por e pret punë shumë e vështirë në “Parkun e Princave”.

Që të dyja skuadrat në fillim të javës kaluan në fazën tjetër të Kupës së Francës.

PSG-ja fitoi 7:0 ndaj Pays de Cassel, kurse Reimsi eliminoi Les Herbiers pas fitores 3:0.

Në tabelën e elitës së futbollit francez PSG-ja prin me 47 pikë, 22 më shumë se Reimsi që pozicionohet në vendin e 11-të.

Ndeshja e parë e këtij sezoni ndërmjet këtyre dy skuadrave e zhvilluar në muajin tetor u mbyll pa gola të realizuar.