Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pochettino i lumtur me debutmin e Messit

Trajneri Mauricio Pochettino ka thënë se ylli argjentinas, Lionel Messi është larg formës së tij më të mirë, por është i lumtur me debutimin te Paris Saint-Germain.

Messi u inkuadrua në fushë në minutën e 66-të në vend të barazilianit, Neymar.

“Ai ka qenë mirë. Jam shumë i lumtur që e shoh atë duke debutuar. Ishte e rëndësishme për të. Ai është larg formës së tij më të mirë, por po stërvitet shumë mirë. Do të jetë më mirë pas pushimit. Presim më të mirën prej tij”, ka thënë Pochettino në konferencën për media.