Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pochettino flet për Messin

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino ka pranuar se transferimi i Lionel Messit ka krijuar në ekip një frymë pozitive, por ka thënë se tifozët duhet të presin për debutimin e yllit të Argjentinës.

Pochettino ka thënë se fillimisht duhet të sigurohet që Messi të përgatitet mirë dhe të kthehet në formën fizike, përpara se të luaj ndeshjen e parë zyrtare me Parisin. “Sfida ime është tani që të sigurohem se me gjithë këta top-lojtarë të formoj një ekip që do t’i përballojë të gjitha sfidat para vetes.

Dua të sigurohem se ky ekip të shndërrohet në një forcë të përbashkët”, është shprehur Pochettino.

“Sa i përket debutimit të Messit, është ende herët. Gjërat do t’i marrim hap pas hapi dhe kur të sigurohemi se ai është plotësisht i gatshëm, atëherë do të debutoj”.

Messi ditë më parë u prezantua te PSG-ja, ekip me të cilin firmosi kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm