Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi pritet të debutojë sonte me PSG-në

Lionel Messi pritet të debutojë sonte me Paris Saint-Germain në ndeshjen e ligës kundër Reimsit.

Ylli argjentinas do të luajë për herë të parë në futbollin senior me një klub të ri. 34-vjeçari u largua nga Barcelona pas pothuajse dy dekadash.

Te Reimsi pritet të luajë futbollisti kosovar Valon Berisha, kurse Arbër Zeneli vazhdon të jetë i lënduar.

Sfida është programuar të fillojë nga ora 20:45.