Lionel Messi mund ta luajë ndeshjen e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për yjet e ligës MLS, kundër Arsenalit.
Kjo ndeshje po planifikohet të organizohet në përgatitje para nisjes së edicionit të ri.
Messi është futbollist i ri i Inter Miamit në ligën MLS në SHBA.
Por ai mund të ftohet në skuadrën e lojtarëve më të mirë të elitës amerikane të futbollit për duelin miqësor ndaj “revolversitëve”.
Me Inter Miamin, Messi pritet të debutojë kundër Cruz Azulit më 21 korrik.