Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kur do të debutojë Messi me Inter Miamin?

Pasi transferimi tek Inter Miami përfundoi të mërkurën në mbrëmje, pritet edhe debutimi i tij.

Afati i dytë kalimtar në ligën MLS hapet më 5 korrik, që do të thotë se Messi nga ajo ditë do të jetë i gatshëm për lojë.

Miami ka ndeshje si mysafir më 8 korrik dhe më 15 korrik, para se të luajë në shtëpi më 21 dhe më 25 korrik në Kupën e Ligës.

Nëse Miami avancon nga faza e grupeve, skuadra do të kishte më shumë ndeshje të Kupës së Ligës.

Ndeshja e radhës nuk do të jetë deri më 20 gusht, në shtëpi kundër Charlotte FC. Më pas, Inter Miami luan në udhëtim te New York Red Bulls, para se të luajë në shtëpi kundër Nashville SC më 30 gusht.

Edhe Inter Miami prezanton Casemiron Futboll 3 d. më parë Inter Miami prezanton Casemiron

Një burim i ka thënë mediumit “The Athletic” se Messi mund të debutojë më 21 korrik kundër Cruz Azulit.

Biletat për atë ndeshje janë shitur tashmë.