Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Caktohet data e prezantimit madhështor të Messit

Inter Miami ka konfirmuar datën se kur do ta prezantojë Lionel Messin para tifozëve të skuadrës.

Messi, kalimi i të cilit në SHBA u konfirmua muajin e kaluar kur mbeti pa kontratë në fund të qershorit, do të prezantohet më 16 korrik, në një prezantim madhështor.

Kështu ka njoftuar skuadra amerikane nëpërmjet një komunikate, ani pse emri i Messit nuk është përmendur zyrtarisht.

“Daily Mail”, ka shkruar të shtunën se në këtë prezantim do të shfaqen edhe ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, që do të prezantohen po ashtu para tifozëve të skuadrës së re.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, Messi, pritet të debutojë kundër Cruz Azulit më 21 korrik.