Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prezantim i shkëlqyer i Messit, pret gjëra të mëdha tek Inter Miami

As shiu i rrëmbyeshëm nuk e prishi festën për mirëseardhjen e Lionel Messit në Inter Miami. Të dielën në Florida, ylli i ri i Major League Soccer (MLS) u prezantua në stadiumin e mbushur plot me tifozë.

Vetëm shtatë muaj pasi udhëhoqi Argjentinë drejt titullit të kampionit të botës, Messi u prezantua para tifozët gjatë një ngjarje të shkëlqyer në stadiumin e Miamit.

Pasi u prezantua, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” parakaloi drejt mesfushës. Atij iu prezantua fanella me numrin 10, ndërsa Messi më pas iu drejtua tifozëve me disa komente të shkurtra në spanjisht.

“Jam shumë i lumtur që kam zgjedhur të vij në këtë qytet me familjen time. Jam i lumtur që kam zgjedhur këtë projekt dhe nuk kam asnjë dyshim se do ta shijojmë shumë”, ka thënë Messi.

“Do të kalojmë mirë dhe do të ndodhin gjëra të mëdha. Faleminderit shumë, faleminderit të gjithëve për këtë ditë. Mezi pres të filloj stërvitjet. Ndiej të njëjtën dëshirë që kam pasur gjithmonë për të garuar. Dua vërtet ta ndihmoj ekipin të fitojë dhe të vazhdojë të rritet”, ka shtuar superylli i futbollit.

Edhe Pritjet janë të mëdha përpara ardhjes së Messit në Inter Miami Sport Pritjet janë të mëdha përpara ardhjes së Messit në Inter Miami

Pas deklarimit të Messit, një video përmbledhëse e urimeve u shfaq në ekranin e madh të stadiumit. Ndër të tjera kishte mesazhe nga ylli i NFL-së, Tom Brady dhe ylli i NBA-së, Stephen Curry.

36-vjeçarit Messi më pas në fushë iu bashkuan gruaja dhe tre fëmijët. Pozuan për fotografët përpara se fishekzjarrët të ndriçonin qiellin.

Ngjarja u mbajt një ditë pasi Interi Miami njoftoi se Messi nënshkroi kontratë të vlefshme deri në vitin 2025. Messi mund të debutojë të premten në ndeshjen e “Leagues Cup” kundër Cruz Azul të Meksikës.

Ardhja e Messit pritet të shërbejë për të rritur profilin e ligës MLS. Po ashtu pritet të ndikojë në rritjen e popullaritetit të futbollit në SHBA, që e organizon Botërorin 2026 së bashku me Meksikën dhe Kanadanë.

Bashkëpronar te Miami është David Beckham, një tjetër yll i futbollit.

“Si të gjithë ju, mezi pres ta shoh Leon të hyjë në fushën e lojës me fanellën tonë”, ka thënë Beckham para tifozëve, pak çaste para prezantimit të argjentinasit.

“Një tjetër kapitull në historinë tonë fillon këtu”, ka shtuar Beckham.

Edhe Beckhami e përkrah Messin për “Topin e Artë” Futboll Beckhami e përkrah Messin për “Topin e Artë”

Messi duhet të ketë ndikim të menjëhershëm në skuadër. Miami është pa fitore në 11 ndeshje në MLS. Është i fundit në tabelë në Konferencën Lindore.

Ai është larguar mes kundërthënieve nga Paris Saint-Germaini. Refuzoi ofertën prej 400 milionë dollarësh në vit që i erdhi nga Al-Hilali i Arabisë Saudite. Edhe një kthimi i përfolur te Barcelona, ku Messi shënoi epokë nuk u realizua. Messi vendosi për Inter Miamin, lëvizje që pritet të ketë ndikim të madh.