Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inter Miami shpreson që Messi të debutojë më 21 korrik

Inter Miami është duke shpresuar që 21 korriku të jetë data e ndeshjes debutuese për Lionel Messin.

Drejtori sportiv, Chris Henderson, ka thënë se janë duke punuar për dokumentet e Messit dhe trajnerit të ri, Gerardo “Tata” Martino. Martino u prezantua nga skuadra të mërkurën, por nuk mund ta nis punën e trajnerit deri sa t’i kompletohet procesi i vizës. Messi pritet të nënshkruajë me skuadrën në fillim të muajit korrik dhe ka plane për prezantimin e tij më 16 korrik.

“Sa i përket Leos, është arritur marrëveshja por po punojmë në dokumentet me ‘Major League Soccer’, kështu që duhet kohë që t’i përfundojnë”, ka thënë Henderson. “Por ne shpresojmë që pak më vonë se mesi i muajit korrik ai të jetë i gatshëm. Kjo do të realizohet pas përfundimit të dokumenteve”.

Disa bileta të ndeshjes së Kupës së Ligës më 21 korrik kundër Cruz Azulit janë në tregjet ilegale me çmim prej më shumë se 10 mijë dollarë. Qartë se çmimi ka të bëjë me debutimin e Messit. Messi njoftoi më herët gjatë këtij muaji se do t’i bashkohet ligës MLS.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, vendosi të kalonte në ligën MLS pas dy vjetëve të kaluara te Paris Saint-Germaini.

Messi, që vetëm sa ka mbushur 36 vjet, e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në muajin dhjetor.

Ai pritet të përfitojë prej 50 deri në 60 milionë dollarë në vit me Inter Miamin, ka konfirmuar klubi javën e kaluar.

Edhe Lionel Messi vazhdon kontratën me Inter Miamin deri në vitin 2028 Futboll Lionel Messi vazhdon kontratën me Inter Miamin deri në vitin 2028

Messi ishte në Argjentinë së fundmi ku zhvilloi disa ndeshje miqësore. Luajti edhe ndeshjen në nderim të ish-bashkëlojtarëve të tij te Argjentina, Juan Riquelme në Buenos Aires dhe Maxi Rodriguez në qytetin ku u lind, Rosario. Tani ai pritet të arrijë në jug të Floridas.

Interi Miami ka pesë fitore dhe 13 disfata në 18 ndeshje. Është skuadra më e dobët në Konferencën e Lindjes. Henderson shpreson që transferimi i Messit, Martinos dhe disa lojtarëve tjerë do ta përfaqësojnë “periudhën e re të klubit”.

“Qëllimi është të arrijmë në plejof këtë vit”, ka thënë Henderson.