Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum ka premtuar se ekipi i tij do të mësojë nga gabimet e këtij sezoni dhe të rikthehet më i fortë sezonin e ardhshëm.
“Të kuqtë” kanë mahnitur me paraqitje kundër ekipeve të mëdha, por lëshuan pikë ndaj ekipeve të vogla.
Ekipi i Jurgen Kloppit ende nuk ka siguruar një vend në top-katërshe mirëpo mund të konfirmojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve nëse fitojnë dy ndeshjet e mbetura.
“Do të mësojmë nga gabimet e këtij sezoni dhe do t’i përmirësojmë sezonin e ardhshëm”, ka thënë Wijnaldum për Sky Sports News. “Mund të mësoni shumë gjatë një sezoni. Nuk do të na ndodh përsëri”.
“Çdo kundërshtar në Premier Ligë është paralajmërim. Këtë e keni parë me ne. Ne luajtëm kundër Crystal Palace dhe humbëm. Nuk ka rëndësi ndaj kujt luani – ju mund të fitoni, por edhe të humbni ndaj çdokujt”.