Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Firmino: Mund të përmirësohemi edhe më shumë

Foto: Reuters

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino ka thënë se janë përmirësuar në krahasim me sezonin e kaluar.

Liverpool këtë sezon është në formë të mahnitshme pasi ende nuk di për humbje në Premier Ligë, transmeton kp.

Braziliani ka thënë se skuadra është me e fortë në këtë sezon dhe beson që mund të bëhen ende më të mirë.

“Mendoj se skuadra është më e mirë se në vitin e kaluar. Kur i shoh, e kuptoj se jemi me të mirë. Fitorja e Ligës së Kampionëve na ndihmoi për të treguar nivelin tonë dhe mund të them se këtë vit mund të përmirësohemi ende më shumë”, deklaroi ai.

Sot Liverpooli do të këtë një ndeshje shumë të vështirë ndaj Tottenham, ndeshje që zhvillohet në “Anfield” dhe fillon në ora 17:30.