Sonte zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.
Ditë më parë u raportua se Roberto Firmino pritet të jetë mungesa e madhe e Liverpoolit, mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe trajneri gjerman Jurgen Klopp, ka konfirmuar prezencën e tij në fushë.
I pyetur nëse Firmino mund të luajë nga minuta e parë, Klopp u përgjigj: “Nga ky këndvështrim, po - ai është gati”./ksp