Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum për BT Sport ka thënë se ekipi i tij dëshmoi edhe njëherë se në futboll gjithçka është e mundur.
Holandezi shënoi dy nga katër golat e Liverpoolit sonte në Anfield Road, për ta eliminuar Barcelonën, e cila kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat prej 3 me 0, transmeton Koha.net.
“E pabesueshme. Pas ndeshjes në Spanjë kemi besuar se mund të shënonim katër gola, e të fitonim 4-0. Njerëzit jashtë kanë dyshuar tek ne dhe menduan se s’mund t’ia dalim. Por, edhe njëherë dëshmuam se në futboll gjithçka është e mundur”, është shprehur ai.
Wijnaldum ka shtuar se ishte i zemëruar që e nisi ndeshjen nga stoli.
“Isha vërtet i zemëruar që trajneri më la në stol. Thjesht provova që ta ndihmoj ekipin dhe jam i lumtur që e bëra me dy gola”, ka thënë ai.