Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Whytet i pezullohet titulli i kampionit të përkohshëm

Këshilli Botëror i Boksit (WBC) ka suspenduar përkohësisht statusin e boksierit britanik Dillian Whyte si kampion i përkohshëm i saj dhe si sfidues i detyrueshëm i kampionit Deontay Wilder.

Whyte është testuar pozitiv për një substancë të ndaluar, para se ta mposhtte kolumbianin Oscar Rivas me pikë më 20 korrik në Londër, në meçin për titull të përkohshëm të versionit WBC në peshën e rëndë në boks, transmeton Koha Ditore shkrimin e BBC.

Britanikut 31-vjeçar do t'i lejohet të paraqesë rastin e tij para WBC-së.

Whyte ka qenë në pozitën e sfiduesit të parë në WBC për më tepër se 600 ditë.

Britaniku ishte lejuar të boksonte me Rivasin, pasi kishte marrë pjesë në një seancë dëgjimore të një paneli të pavarur...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)