Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arrestohet Deontay Wilder

Ish-kampioni i botës në boks në kategorinë e rëndë Deontay Wilder është arrestuar të martën, raporton “TMZ”.

Wilder raportohet se ishte ndaluar nga një veturë e policisë dhe atij në veturë i ishte gjetur një armë.

Raportohet se u ndal në Holly]ood rreth orës 1:15 të mëngjesit nga policia e Los Angelesit.

Policia ka thënë se kishte kontrolluar veturën pasi ishte nuhatur era marihuanë.

U zbulua një pistoletë 9mm në veturë.

Edhe Arrestohet James Harden Basketboll 1 muaj më parë Arrestohet James Harden

Wilder ka bilanc prej 43 fitoreve, dy humbjeve e një barazim në boks profesionist.

Wilder u lirua nga burgu rreth orës 6:34 të mëngjesit me një dorëzani prej 35 mijë dollarëve.