Boksieri britanik Dillian Whyte është shumë serioz kur thotë se ka fuqinë të bëhet kampion bote në peshën e rëndë në boks dhe po ashtu mbret i UFC-së.
Duke qëndruar në izolim në kampin e tij stërvitor në Portugali, ish-kampioni i Britanisë dhe i Evropës në kikboks ka pasur rastin të mendojë më thellë.
Ai në Portugali kishte udhëtuar në kamp për t’u përgatitur për meçin me rusin Alexander Povetkin. Ky meç, i paraparë të mbahej më 2 maj, është shtyrë shkaku i koronavirusit.
Duke stërvitur nga dy herë në ditë në palestrën e tij personale, ai do të jetë i gatshëm të luftojë me vetëm një muaj njoftim paraprak. Po pret me padurim kthimin në ring.
Whyte 32-vjeçar ka treguar për “The Sun” ka treguar për planin e tij që të fitojë titullin e botës në versionin WBC e po ashtu edhe titullin në UFC, që është seria më e madhe e Arteve Marciale të Përziera (MMA). Meçin e vetëm në MMA ai e kishte fituar për 12 sekonda në vitin 2008.
“Do të ishte një ndjenjë shumë e mirë të jem kampion në fuqi i WBC-së dhe UFC-së në peshën e rëndë. Unë nuk kam ushtruar në kikboks apo MMA për një kohë tash, por për mua, është sikur të ngas biçikletë. Me t’u kthyer në ring, do të jem i gatshëm të dominojë. Luftëtaraët e peshës së rëndë në UFC, kampioni Stipe Mioçiq e Francis Ngannou, janë elitë dhe do të më duhet të punojë në teknikën time të mbërthimit dhe mundjes. Por, e di sre do të nokautoja secilin nga top 10 e renditjes në peshën e rëndë në UFC. Por, do të më duhet kohë të përgatitem për të garuar në MMA, pasi është krejt ndryshe nga boksi”, ka thënë Whyte.
Në boksin profesionist Whyte është ende në pritje të një meçi për titull bote. Fitorja ndaj Povetkinit do ta dërgonte pranë duelit për titull kampioni në versionin WBC. Në këtë version kampion është britaniku Tyson Fury. Në fakt meçi me Povetkinin pritet të jetë për titullin e përkohshëm të kampionit në version in WBC. Whyte në boksin profesionist ka 27 fitore (18 KO) e një humbje.
Humbjen e vetme e pësoi nga Anthony Joshua në dhjetor të vitit 2015. U mposht me nokaut teknik në raundin e shtatë. Joshua është kampion bote në versionet WBA, IBF dhe WBO në peshën e rëndë.
“Unë jam luftëtar, do të luftoj kudo. Edhe në rast se ndonjë shtet tjetër, si Amerika apo Arabia Saudite, heq masat kufizuese para Britanisë, atëherë nuk e kam problem të ndeshem me Povetkinin atje. Do të luftoja me të, apo këdo tjetër, edhe në parking të veturave, nëse nuk ka mundësi tjetër”, ka thënë Whyte.
