Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Whitchurch”, shkolla e mesme që nxori tre yj bote

Gareth Bale, Sam Warburton dhe Geraint Thomas. Tre sportistë të mëdhenj, uellsianë, që kanë shkruar historinë dhe befasisht, yjtë e botës që shkuan në të njëjtën shkollë.

Shpërthimi i çiklistit Thomas, i cili të dielën e shkuar u bë uellsiani i parë dhe britaniku i tretë që triumfoi në "Tour de France", ka vënë në qendër të vëmendjes shkollën publike të Uellsit, shkruan CNN.

"Duhet të bëhet një film Hollywoodi për shkollën tonë", thotë Huw Jones-Williams, mësues i shkollës së mesme "Whitchurch" në Cardiff, përcjell Koha Ditore.

Thomas që ka edhe dy medalje të arta olimpike dhe është kampion i Lojërave të Commonwealthit, qëndron përkrah yllit të Real Madridit, Balet, që dikur ishte futbollisti më i shtrenjtë në botë dhe ish-kapiteni i Uellsit dhe i ekipit Lions në ragbi, Warburton....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)