Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Westbrooku te Washingtoni, Wall te Houstoni

Russell Westbrook do të luajë me skuadrën Washington Wizards dhe John Wall ka lëvizur drejt Houston Rockets në një shkëmbim të jashtëzakonshëm.

“Duke e pasur mundësinë të sigurojmë një lojtar të kalibrit dhe karakterit të Russellit ka qenë diçka që nuk kemi mundur ta anashkalojmë duke marrë parasysh të ardhmen e menjëhershme dhe afatgjate të ekipit tonë”, ka thënë menaxheri i përgjithshëm i Wizards, Tommy Sheppard në një komunikatë për shtyp.

“Vendimi për t’i ndarë punët me Johnin, njërin prej lojtarëve më të mirë në historinë e kësaj lige, ka qenë shumë e vështirë. Vlera e tij për organizatën dhe komunitetin tonë është e pamatshme dhe nuk do të harrohet”, përfundoi ai.