Oklahoma City Thunder duket se ka lënë prapa krizën.
Një përballje e fortë, si në letër ashtu edhe në fushë, ishte ajo në mes të Oklahoma City Thunder dhe San Antonio Spurs e cila u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin e ngushtë 90:87, ku të dy ekipet shfaqën lojë të mirë në mbrojtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFantastik Russell Westbrook që me triple-double prej 22 pikësh, 10 asistimeve dhe 10 kërcimeve që i sigurojnë Thunder fitoren e 10-të sezonale, krahas edhe 12 humbjeve. Spurs përkundër disfatës mbeten forca e tretë e Konferencës së Perëndimit, transmeton KosovaPresss.
Goldet State Warriors regjistroi fitoren e 18-të këtë sezon pasi në “American Airlines Arena”, të Miamit, triumfoi ndaj Heat me një rezultat të thellë 123:95.
Kjo sfidë nuk pati pothuajse aspak rivalitet, pasi skuadra nga Florida arriti të qëndronte në lojë vetëm në periudhën e parë, që e mbylli me një avantazh prej tre pikësh, 36:33. Më pas gjithçka shkoi në favor të Warriors që e dominuan takimin.
Stephen Curry dhe Kevin Durant ishin me të mirët në fushë për kampionët me 30 dhe 24 pikë, ndërsa në radhët e vendasve Goran Dragiq realizoi 20 pikë.
James Harden udhëhoqi Houston Rockests në fitoren 118:95 në Staples Center përballe Los Angeles Lakers, duke shënuar 36 pikë.
Rockets vazhdojnë të kryesojnë Konferencën e Perëndimit me 18 fitore dhe vetëm 4 humbje.