Russell Westbrook është barazuar me legjendën Wilt Chamberlain, ndërsa po i afrohet edhe legjendës tjetër, Oscar Robertson.
Westbrook të shtunën mbrëma realizoi 33 pikë, 14 asistime e 11 kërcime për dyshifrorin e trefishtë të 32-të të stinorit, ndërsa udhëhoqi Oklahoma City Thunderat drejt fitores 112:104 në shtëpi ndaj Utah Jazz, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur ekipi kundërshtar nuk ka ndonjë bllokues të mirë, atëherë mundohem të shfrytëzoj avantazhin, dhe ne kemi bërë punë të mirë si ekip”, ka thënë Westbrook.
Fundori amerikan është barazuar me Chamberlainin si i dyti me më së shumti “triple-double” të realizuara brenda një stinori. Chamberlain kishte arritur 32 sosh në edicionin 1967/68. Ndërkohë Robertson e mban rekordin me 41 “triple-double” të realizuar në edicionin 1961/62.
“Janë shifra historike ato për të cilat po flasim. Wilt Chamerbalin e Oscar Robertson, janë dy prej lojtarëve më të mëdhenj që kanë luajtur këtë lojë. Ata kanë qenë ndikues në këtë lojë. Dhe mendoj se kur karriera e Russellit të përfundojë, kur do që të jetë ajo, ai do të shikojë këtë dhe do të thotë se ajo që ka bërë gjatë karrierës është historike”, ka thënë trajneri i Oklahomas, Billy Donovan.
Victor Oladipo me 22 pikë ndihmoi Thunderat të fitojnë për herë të tretë në katër përballjet e stinorit të rregullt me Utah Jazz.
Utah luajti pa qendrën Rudy Gobert dhe alon Derrick Favours që kishin probleme me lëndime. Gordon Hayward luajti vetëm 21 minuta, dhe shënoi nëntë pikë, 13 më pak se që e ka mesataren këtë stinor.
Trajneri i Utahs, Quin Snyder përdori gjithë përbërjen. Dante Exum shënoi 22 pikë, ndërsa Alec Burks 21 sosh.
“Kundërshtari bëri një lojë të mirë, por mendoj se ne ishim më të mirë dhe merituam fitoren”, ka thënë Westbrook.