Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami zëvendëson Hallerin me Nketiahn

Foto: Reuters

West Ham Unitedi thuhet se është gati të shpenzojë para për sulmuesin e Arsenalit, Eddie Nketiah. Te West Hami, Nketiahn e shohin si zëvendësues të Sebastien Hallerit.

Haller u transferua tek Ajaxi për 20 milionë funte këtë javë, ndërsa trajneri David Moyes synon ta përforcojë ekipin me një sulmues tjetër.

Nketiah pëlqehet shumë nga Moyesi, shkruan “Evening Standard”.

Ai i ka edhe 18 muaj kontratë me skuadrën e “revolveristëve”, ndërsa West Hami është duke e përcjellë situatën e tij.

Nketiah ka pasur paraqitje të mira në edicionin e ri dhe ka shënuar pesë gola në 21 paraqitje për ekipin e drejtuar nga Mikel Arteta.