Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Crystal Palace dhe West Ham kërkojnë Nketiahn e Arsenalit

Crystal Palace dhe West Ham United po e shohin mundësinë për t’ia marrë Arsenalit, Eddie Nketiah, raporton “Fabrizio Romano”. Sulmuesi i Përfaqësueses U-21 të Anglisë pritet të largohet nga “Emirates Stadium” këtë verë.

Ai së fundi luajti te Leeds United, ku ishte huazuar nga Arsenali, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe skuadra gjermane, Bayer Leverkusen.