Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nketiah refuzon ofertën e re të Arsenalit

Eddie Nketiah e ka refuzuar ofertën e fundit të Arsenalit për vazhdimin e kontratës, shkruan Sky Sports.

Bëhet e ditur se Arsenali i ka ofruar kushte të mira, por që Nketiah dëshiron të largohet dhe të gjejë një skuadër ku mund të luajë më shumë. Ai nuk është paraqitur në asnjë ndeshje këtë sezon në Premier League.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

22-vjeçari do të jetë lojtari i lirë në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata me klubin nga Londra.

Në janar, ai do të mund të negociojë me klubet e interesuara dhe po ashtu mund të nënshkruajë para-kontratë.

Nketiah ka shënuar tre gola dhe ka bërë edhe dy asistime këtë sezon.