Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami ofron 30 milionë euro për Brojën

West Hami nuk ka hequr dorë nga sulmuesi shqiptar, Armando Broja.

Sipas” The Athletic”, skuadra angleze ka ofruar 30 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Chelseat.

Drejtuesit e klubit anglez kanë nisur bisedimet me Chelsean dhe po synojnë t’i bindin ta lirojnë lojtarin.

Është trajneri David Moyes që ka kërkuar nga krerët e klubit të bëjnë të pamundur transferimin e Brojës gjatë këtij afati kalimtar.