Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami nuk planifikon ta shesë Ricen

Trajneri i West Ham Unitedit, David Moyes, ka thënë se klubi nuk do ta lirojë lehtë Declan Ricen. Ai ka thënë se klubi do të luftojë për ta mbajtur Ricen.

Kapiteni i West Hamit është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

“Ai dëshiron të fitojë dhe dëshiron të luaj për një ekip që do t’i jap atij një mundësi për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Shpresojmë që ne ta arrijmë Ligën e Kampionëve. Do të luftojmë dhe mua më pëlqen sepse ai dëshiron të sfidoj veten dhe dëshiron të luajë në ndeshje të mëdha. Unë nuk mendoj se dikush dëshiron ta pengoj dikë nga këto ambicie”, ka thënë Moyes. Anglezi 23-vjeçar me West Hamin ka kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm