Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami cakton çmimin e Soucekut

Mediumi britanik “Daily Mirror” ka raportuar të mërkurën se West Hami i ka thënë skuadrës së elitës së futbollit të Italisë, Juventusit, se mesfushori Tomas Soucek, do t’i kushtojë 40 milionë funte.

Reprezentuesi i Republikës së Çekisë ka shënuar 18 gola në Premier League në 84 paraqitje për “çekanët”, qëkur iu bashkua skuadrës në vitin 2020.

Ai po ashtu ka luajtur në 48 ndeshje për shtetin e tij dhe është kthyer në një prej mesfushorëve më të rëndësishëm në skuadër, bashkë me anglezin Declan Rice.