Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Werneri mund ta vazhdojë karrierën në Itali

Timo Werner mund ta vazhdojë karrierën në Itali. “Sky Sport” i Italisë ka raportuar të martën se Juventusi do t’i nisë bisedimet me Chelsean për sulmuesin gjerman. Mediumet në Gjermani kanë njoftuar se Werner është edhe në radarin e ish-klubit të tij, Lepzigut.

Lepzigu fitoi 49 milionë euro nga shitja e tij në verën e vitit 2020, ndërsa tash synon ta kthejë në ekip.

Sulmuesi i Gjermanisë me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.