Sulmuesi gjerman Timo Werner ka refuzuar të vazhdojë kontratën me RB Leipzigun dhe pritet të transferohet te kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Muncheni.
Werner ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2020, por pritet të largohet qysh në verë të këtij viti shkruan “Sport Bild”.
“Ne duam të vazhdojmë me të, por ai ka dhënë sinjale se nuk mendon të vazhdojë”, ka thënë shefi ekzekutiv i RB Leipzigut, Oliver Mintzlaff.