Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wengeri thotë se Holding është e ardhmja e Anglisë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pohuar se në një të ardhme të afërt mbrojtësi Rob Holding do të jetë pjesë e përfaqësueses angleze.

21-vjeçari u rikthye në formacionin e Arsenalit për ndeshjen që e fitoi ndaj Middlesbrough, para se të zhvillonte një tjetër paraqitje në fitoren kundër Manchester Cityt për gjysmëfinale të FA Cup.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rob Holding është një mbrojtës premtues, me të ardhme të madhe për Anglinë”, ka thënë Wenger për Sky Sports. “Është inteligjent dhe shumë i aftë për të analizuar lojën”.

“Mund të them se ai mund të bëhet njëri prej më të rëndësishmëve. Do e përcjell karrierën e tij në të ardhmen sepse mendoj se do të jetë përfaqësues i Anglisë”.