Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wengeri përshëndetet me Arsenalin

Arsene Wenger ka mbyllur me fitore karrierën 22-vjeçare si trajner i Arsenalit.

“Topçinjtë” fituan minimalisht 0 me 1 ndaj Huddersfieldit në xhiron e fundit të këtij sezonit dhe të fundit të udhëhequr nga trajneri francez.

Wenger ditë më parë njoftoi për largim nga Arsenali në fund të këtij sezonit, duke mbetur si trajneri që ka shërbyer më së gjati në Premier Ligë.

Pas takimit të fundit, Wenger ka thënë se sheh të ardhme të ndritur për trajnerin e ri.

“Ekipi ka nevojë për disa përmirësime dhe nëse i marrin ato, mendoj se do të garojnë për titull të Premier Ligës”, ka deklaruar Wenger.

Artikuj të ngjashëm