Arsene Wenger nuk do të ketë ndikim në vendimin e Arsenalit për të gjetur një menaxher të ri, i cili do të zëvendësonte francezin.
Wenger që pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit, në një konferencë për media ka thënë se nuk do të jetë i përfshirë në kërkimin e menaxherit të ri të Arsenalit.
“Nuk e di se çfarë do të bëjë. Do të vazhdoj të punoj. A do të pushoj? Nuk e di. Krenaria gjithmonë më ka ndihmuar të jap më të mirën deri në fund të kontratës”, ka thënë Wenger.
“Për momentin nuk jam i angazhuar në asgjë [për menaxherin e ri]”.
I pyetur për raportimet se Luis Enrique pritet ta zëvendësojë atë, Wenger është përgjigjur se do të ishte i kënaqur po ta shihte ish-trajnerin e Barcelonës në Londër.
“Kam mendim të mirë për të, por nuk dua të ndikoj në punën e menaxherit të ardhshëm. Kam shumë mendim të mirë për të”, ka thënë francezi.