Trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka vlerësuar selektorin e Anglisë, Gareth Southgate.
Sipas Wengerit, sukseset e Anglisë në turnetë e fundit të mëdhenj nuk ishin rastësi. Anglia ishte në gjysmëfinale të Botërorit të kaluar dhe në finale të Euro 2020.
“Anglia përfundimisht ka potencial për të shkuar larg. Ekipi i Gareth Southgate gjithnjë ka përfunduar në katër më të mirët në turnetë e kaluar. Qartë se kjo nuk është rastësi. Me Jude Bellighamin, Phil Fodenin, Mason Mountin, Bukayo Sakan, Marcus Rashfordin dhe të tjerët, Anglia ka shumë talente në radhët e saj”, ka thënë Wenger.
Artikuj të ngjashëm