Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wengeri i gatshëm t’i rikthehet zejes së menaxherit

Arsene Wenger ka deklaruar se është i gatshëm të rikthehet në botën e menaxhimit, katër muaj pasi i dha fund karrierës me Arsenalin.

Francezi kaloi 22 vjet si menaxher i klubit londinez dhe gjatë majit u konfirmua largimi i tij nga Arsenali.

Wengeri pritej që menjëherë të merrte ndonjë post trajneri, por që prej majit ai ka punuar si analist ndeshjesh.

“Jo, nuk jam pensionuar. Po të pensionohesha, do të ndodhte më herët. Në tetor do të jem 69-vjeçar”, ka thënë Wenger për “L'Est Republicain”.

“Të jem i sinqertë, për momentin, nuk kam menduar për këtë [pensionimin] sepse kam qenë i angazhuar muajt e parë dhe nuk kam marrë ndonjë vendim. Por nuk jam brengosur shumë. As nuk e kam menduar”, ka thënë veç të tjerash francezi.