Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wenger: Jam i gatshëm për një sfidë të re

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur se është i gatshëm që të marrë drejtimin e një klubi të madh.

Francezi u largua këtë edicion pas 22 vitesh në krye të Arsenalit, dhe tani është në kërkim të një klubi të ri për ta menaxhuar, transmeton Koha.net.

“A e kam dëshirën të jem përsëri trajner? Po, por a e kam dëshirën me hy në një sfidë të çmendur? Nuk e di. Është një punë që kërkon angazhim total”, ka thënë Wenger për Telefoot.