Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shumë oferta për Arsene Wengerin

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, bëri të ditur do t’i kthehet punës më 1 janar dhe se ka oferta nga e gjithë bota.

68-vjeçari e përfundoi periudhën 22-vjeçare në Arsenal në fund të edicionit që e lamë pas, transmeton KTV.

Ai nuk e ka përmendur se çfarë pune do të bëjë, por tha se mund të jetë edhe në krye të ndonjë përfaqësuese apo edhe të rikthehet në Japoni, ku e drejtoi skuadrën Nagoya Grampus Eight.

“Ndihem i çlodhur dhe jam gati t’i kthehem punës përsëri”, deklaroi francezi për gazetën gjermane “Bild”.

Wenger e filloi karrierën si trajner në Nancy para se t’i kalonte shtatë vjet te Monaco, ku e fitoi titullin e parë në Francë si trajner.

Artikuj të ngjashëm