Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wengeri konfirmon kthimin në futboll

Arsene Wenger ka konfirmuar se do të kthehet në futboll në fillim të vitit 2019, por ka shtuar se nuk e di akoma ku.

69-vjeçari, që i dha fund karrierës tek Arsenali pas 22 vjetësh si trajner në fund të sezonit të shkuar, thotë se mezi po pret të kthehet.

I pyetur se kur do të kthehet, francezi ka thënë për SkySports: “Në fillim të vitit”.

Menjëherë ka vazhduar se nuk e di se ku do të shkojë, por se “do të ishte e çuditshme të shkonte te një tjetër skuadër në Angli”.

Reali po kërkon trajner dhe Wengeri konsiderohet një nga emrat që mund të zë postin e kryetrajnerit te “Mbretërit”.