Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wengeri dëshiron transferimin e Jose Giminezit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Jose Giminez.

Londinezët u mposhtën 3 me 0 nga Manchester City në finalen e kupës EFL të dielën. Pas ndeshjes mbrojtësi Shkodran Mustafi mori kritika për pësimin e golit të parë.

Mediumi spanjoll “Gol” raporton se performancat e dobëta të Mustafit dhe pensionimi i pritur i Per Mertesackerit, ka shtyrë Wengerin që të mendojë për përforcimin e mbrojtjes.

Uruguaiani ka një klauzolë prej 60 milionë euro, shifër të cilën Arsenali mund ta paguajë pa problem.