Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wenger: Walcott tani lojtar më i kompletuar

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pohuar se Theo Walcott sivjet është bërë lojtar më i kompletuar, edhe pse sulmuesi është lënë jashtë përfaqësueses së Anglisë.

Walcott nuk është ftuar nga përzgjedhësi Gareth Southgate për ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Lituanisë. Anglezi në 29 paraqitje ka realizuar 17 gola dhe sipas Wengerit tani është lojtar më i vlefshëm për ekipin.

“Ai është bërë lojtar më i kompletuar, më i saktë”, ka thënë Wenger. “Ai e bën më mirë pjesën taktike të lojës së tij dhe punon shumë në mbrojtje e sulm. Ka qenë më pak i lënduar dhe kjo ndihmon”.

“Ai ka shkëlqyer në ndeshjet e mëdha dhe mund të shënojë gola në këso ndeshje. E tregoi këtë kundër Bayernit. Tani ka më shumë ndikim në lojë”.