Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se dëshiron qëndrimin e Theo Walcottit, përkundër raportimeve se për të interesim ka shprehur Southamptoni.
Southamptoni raportohet se është duke përgatitur një ofertë për anglezin gjatë muajit janar dhe ai është i gatshëm që të ketë pagë më të vogël për të luajtur më shumë që të zë një vend në ekipin e Anglisë për Kupën e Botës.
Edhe pse e ka përdorur Walcottin vetëm 50 minuta në Premier Ligë, Wengeri nuk do që të humbë shërbimet e sulmuesit.
“Dua qëndrimin e tij. Kam dëgjuar për [kalimin te Southamptoni], por personalisht dua që ai të qëndrojë”, ka thënë Wenger.