Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wenger tregon arsyen e shitjes së Giroudit te Chelsea

Oliver Giroud ishte shumë i popullarizuar tek Arsenali, por klubi ia hapi derën e largimit për shkak se donte të luante rregullisht para se të fillojë Kampionati Botëror, ka thënë Arsene Wenger.

Sulmuesi 31-vjeçar, kaloi te “Blutë” për 18 milionë funte, në të njëjtën ditë kur Arsenali transferoi Pierre-Emeric Aubameyangun për 56 milionë funte.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I kemi borxh”, ka thënë Wenger kur është pyetur për Giroudin.

“Ishte e lidhur me marrëveshjen për Aubameyangun dhe sapo i ka lindur fëmija i tretë prandaj ishte e vështirë që të largohej nga Londra. Ishte e vështirë që të refuzohej [oferta e Chelseat] sepse ishte veç një kundërshtar”, ka shtuar ai.

“Ai ishte i popullarizuar në ekip dhe në klub, të gjithë lojtarët u pikëlluan me largimin e tij, por Olivieri donte më shumë kohë [në fushë] - ai dëshiron që të shkojë në Kupën e Botës. Për këtë arsye ia hapa derën”.