Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea arrin marrëveshje për Giroudin

Chelsea ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Olivier Giroudit për 18 milionë funte.

Klubet londineze këtë marrëveshje e kanë arritur gjatë të martës, me francezin që prite të kalojë në Stamford Bridge.

Arsenali fillimisht refuzoi një ofertë prej 15 milionë funteve plus 5 tjera shtesë, por Chelsea gjatë pasdites erdhi me një tjetër ofertë prej 17.6 milionë funte, e cila është pranuar nga Arsenali.

Klubi i Arsene Wengerit fillimisht kërkonte 30 milionë funte për 31-vjeçarin, i cili pritet të zyrtarizohet te Chelsea.