Oliver Giroud do të largohet nga Chelsea. Sulmuesi francez nuk ka vazhduar kontratën me londinezët dhe do të jetë futbollist i lirë këtë verë.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se interesim për Giroudin ka shprehur Lazio dhe Fenerbahçe.
Madje Mesut Ozil thuhet se po tenton ta bindë Giroudin të transferohet në Turqi.
34-vjeçari ka zhvilluar 28 ndeshje duke shënuar 11 gola. Giroud është pjesë e Chelseat që nga viti 2018 kur u transferua nga Arsenali.