Oliver Giroud është pranë kalimit te Milani, ka raportuar të enjten “Sky Sport Italia”.
Mediumi italian ka njoftuar se Milani dhe Chelsea kanë bërë hapa para në bisedime për një lëvizje të sulmuesit të Francës.
Milani pritet të shpenzojë shumë të vogël financiare për transferimin e Giroudit, që po ashtu është i interesuar të kalojë në Itali.
Gjasat që marrëveshja të përfundoj të premten janë të mëdha. 34-vjeçari që për Francën ka luajtur 110 ndeshje, ka shënuar 39 gola në 119 ndeshje për Chelsean dhe 105 gola në 253 ndeshje për Arsenalin.