Sulmuesi Olivier Giroud ka thënë se është krenar që është pjesë e Chelseat pas transferimit nga Arsenali gjatë muajit janar.
Francezi, i cili kaloi ndërroi klub në Londër për 18 milionë funte, filloi ndeshjen e parë në fitoren 3 me 0 ndaj West Bromwich Albionit të hënën mbrëma.
Transferimin te Chelsea e ka quajtur sfidë të re, ndërsa ka falënderuar Arsenalin për periudhën e kaluar me Arsene Wengerin.
“Ishte kohë e gjatë që kur luajta rregullisht dhe për këtë arsye kisha nevojë për transferim”, ka thënë 31-vjeçari për “The Mirror”.
“Kisha nevojë për sfidë të re dhe Chelsea ishte klub i duhur për mua. Është Premier Liga, të cilën klubi e ka fituar disa herë gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Është klub i madh dhe jam krenar që jam këtu dhe që po vazhdoj karrierën në Premier Ligë”, ka thënë veç të tjerash sulmuesi francez.