Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wenger rikthehet kah ylli i Bayern Munich

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka ringjallur interesimin për sulmuesin e Bayern Munich Kingsley Coman.

Mediet angleze shkruajnë se “Topçinjtë” janë duke përgatitur një ofertë të re për futbollistin e ‘Bavarezëve’, transmeton kp.

Thuhet se Wenger ka qenë një tifoz i madh i francezit qysh kur ai kishte 16 vjeç. Bayern pak kohë më parë ka nënshkruar kontratë të re me Coman pas dy sezoneve të suksesshme në “Allianz Arena”.

Megjithatë, thuhet se Wenger do të provojë ta bind lojtarin që të transferohet në “Emirates”, madje nuk përjashtohet mundësia e një shkëmbimi mes tij dhe Alexis Sanchez.