Ylli i Bayern Muencheni, Kingsley Coman ka thënë se është i lumtur që dy skuadra të mëdha Manchester United dhe Manchester Cityt kanë shprehur interesim.
Por, ai ka thënë se është i lumtur të Bayern Muncheni dhe se do ta respektoj kontratën që e lidhë atë me gjigantin gjerman deri në verën e vitit 2023.
Sulmuesi francez te Bayerni është transferuar në vitin 2017 nga Juventusi. Ai më herët karrierë ka bërë edhe në Francë te PSG-ja.
Coman këtë edicion në 10 ndeshje në Bundesligë ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime. Ai në katër ndeshje në Ligën e Kampionëve ka shënuar edhe tri gola dhe ka asistuar dy herë.
Artikuj të ngjashëm