Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wenger po e ka të vështirë të zgjedhë mes Lacazettet e Giroudit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se e ka të vështirë të zgjedhë mes sulmuesve Alexandre Lacazette dhe Olivier Giroud.

Që nga kalimi i Lacazettes tek Arsenali, Giroud nuk ka nisur asnjë takim në Premier Ligë.

Trajneri francez ka thënë se nuk ka diferencë mes dy lojtarëve, pavarësisht se Lacazette prferohet para Giroudit.

“Giroud, Lacazette – është debat që s’përfundon kurrë. Mendoj se të dy janë lojtarë shumë të mirë. Për mua s’ka dallim dhe secilën herë e kam të vështirë të vendos kush starton”, ka thënë Wenger për SFR Sport.