Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wenger mohon largimin e Bellerinit drejt Barcelonës

Trajneri i Arsenalit i ka quajtur të pavërteta lajmet për largimin e mbrojtësit spanjoll, Hector Bellerin.

Është përfolur shumë për një largim të Hector Bellerinit nga Arsenali në drejtim të Barcelonës në fund të stinorit, por sipas Arsene Wengerit nuk ka asnjë të vërtetë këtu.

Mbrojtësi i krahut të djathtë sapo ka rinovuar me Arsenalin deri në vitin 2023 dhe sipas Wengerit nuk ka asnjë mundësi që ai të largohet në verë, transmeton KP.

“Raportimet se Barcelona është duke e kërkuar Bellerinin nuk duhet marrë seriozisht. Ai sapo ka vazhduar kontratën e re me Arsenalin dhe ka shumë vite të tjera për të luajtur këtu”, Është shprehur francezi.

“Kjo është një shpikje e disa njerëzve që japin informata pa i konfirmuar më herët ato. Këto janë lajme të rrejshme”, ka përfunduar Wenger.

Artikuj të ngjashëm