Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wenger: Me rëndësi të mos humbim

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shfaqur i kënaqur që ekipi i tij nuk pësoi humbje nga Manchester City.

“Topçinjtë” barazuan 2 me 2 duke u kthyer dy herë nga disavantazhi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi i francezit tani është shtatë pikë prapa top-katërshes, por ai thotë se me rëndësi ishte të mos pësonte humbje sot.

“Ishim nervoz dhe të befasuar nga nisja e tyre. U frikësova se mund të ngecnim për shkak të presionit që kemi. Nuk ishin në më të mirën tonë por treguan fuqi mendore dhe nuk u dorëzuam. Matematikisht një barazim nuk është zgjidhja më e mirë për të dy ekipet, por një pikë do të na ndihmojë neve”, ka thënë ai për BBC, transmeton Koha.net. “Psikologjikisht ishte me rëndësi të mos humbnim”.

Arsenali ka shënuar vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier Ligë.