Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se oferta e propozuar për kalimin e Alexis Sanchezit te Manchester Unitedi pritet të kompletohet gjatë 24 orëve të ardhshme
Dy klubet janë në bisedime të avancuara për shkëmbimin e Sanchezit me Henrik Mkhitaryanin që pritet të kalojë tek Arsenali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky është një lajm i dokumentar mirë në media prandaj nuk kam çfarë të shtoj. Mund të ndodhë, por mund edhe të mos ndodhë. Nëse nuk realizohet atëherë ai do të luajë të shtunën”, ka thënë Wenger.
“Kam punuar në transferime për 30 vjet prandaj me shumë gjasë do të ndodhë, por në çdo moment gjërat mund të përkeqësohen. Derisa nuk përfundon duhet ta pranoni se mund të mos realizohet. Këto gjëra nuk janë të garantuara”.